Konkursi më i madh dedikuar talentit dhe aftësive të të rinjve, STEAM+ për Talentet e Reja u zhvillua në Fier në ambientit e Ish Universitetit të Fierit më 30 mars 2024.
Me një pjesëmarrje masive dhe dëshirë për të konkuruar në shkenca të ndryshme, të rinjtë e qarkut Fier u bën pjesë e panairit që bëri bashkë qindra nxënës të talentuar duke i dhënë mundësinë të prezantojnë projektet e tyre në fushën e shkencës, si Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim) TIK (IT, Programim, Databaze), Arkitekturë-Design, Arte dhe Krijimtari.
Konkursi STEAM+ për Talentet e Reja-FIER u organizua nga STEAM+Albania që përfaqëson programin kombëtar STEAM+ ne Shqiperi, Platforma TALENTI për Aftësim, Punësim dhe Karriere dhe nga Universiteti Barleti mbështetur nga Bashkia Fier. Ky konkurs ishte i pari i organizuar këtë vit dhe do të pasohet nga tre panaire të tjera, për t’u finalizuar sërish në Tiranë me pjesëmarrjen e projekteve fituese.
Projektet e nxënësve të talentuar nga shkolla të ndryshme u vizituan gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë Fier, Z.Armando Subashi dhe Drejtuesi i Qarkut dhe njëkohësisht Ministri i Brendshem, Z.Taulant Balla.
Komisioni i vlerësimit të Konkursit STEAM+ për Talentet e Reja-FIER i përbërë nga profesorë të nderuar në fushat e shkencave të natyrës, informatikë, arkitekturë dhe arteve të aplikuara dhe inovacionit, shpallën projektet finaliste nga 7 shkolla:
1. Janaq Kilica
2. Numani
3. Flatrat e Dijes
4. Zhani Ciko
5. Alen
6. Petro Sota
7. Sotir Cpo
Konkursi përmbushi me sukses misionin për evidentimin e talenteve në fushën e shkencës si Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim) TIK (IT, Programim, Databaze), Arkitekturë-Design, Arte dhe Krijimtari.
STEAM+ Albania për talentet e reja është një program kombëtar themeluar nga Universiteti Barleti i përbërë nga Platforma kombëtare shqiptare STEAM+, qendra dhe laboratori të cilët mbështesin dhe fuqizojnë talentet e reja.