KONTRIBO
Si mund të kontribuoj?
Në STEAM Fab Lab, kontributi juaj është i çmuar dhe ne jemi këtu për të ju ndihmuar të realizoni vizionin tuaj. Me mjete të specializuara dhe teknologji të avancuar, ne ju ofrojmë një ambient të përshtatshëm për zhvillimin dhe prototipizimin e projekteve tuaja inovative. Duke inkurajuar një qasje praktike ne punojmë së bashku për të krijuar projekte që kanë potencialin teknologjik. Le të bëjmë realitet idetë tuaja dhe të krijojmë një të ardhme më inovative dhe frymëzuese së bashku.
Asemblimi i robotit dedektues
Roboti dedektues për lëvizje, i asembluar pranë Stam Fab Lab nga studentë të Informatikës, ofron një kombinim të aftësive të ndryshme për të realizuar vënien në punë të funksionaliteteve të këtij roboti.
Roboti Dizifektues - SPAC
Roboti Dizinfektues është ndërtuar pranë Steam Fab Lab në kuadër të TEKNOFEST nga studenti i Informatikës së aplikuar, Jusuf Rrustaj, nën supervizimin e drejtuesit të ICT Center: Dr (c) Sokol Shurdhi.
Semafori Smart
Një semafor inteligjent pjesë e një projekti si detyrë kursi i ndërtuar nga studenti i informatikës Jusuf Rrustaj. Teknologjitë e përdoruara për realizimin e Semaforit Smart janë paisjet elektronike si Arduino, së bashku me aftësitë e tij programuese dhe printimi 3D.
Kubo Lights
Studenti i vitit të dytë në programin e Informatikës Aplikuar ka zhvilluar një projekt të veçantë të
quajtur "Kubo Lights" në bashkëpunim me Steam Fab Lab në Barlet. Projekti ka qenë një përpjekje për të krijuar një sistemi dritash LED të ndriçimit, i cili është i përshtatshëm për shfaqje sekuenciale dhe është zhvilluar me përdorimin e teknologjisë Arduino Uno.
Smart Echo Boat
SEB është një zgjidhje inovative për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e sipërfaqeve ujore. Trupi i varkës është plotësisht i printuar në printera 3D në Steam Fab Lab. Dizajni i saj përfshin dy forma prizmi në anët dhe një hapësirë në mes për të mbajtur mbetjet plastike që ndotin sipërfaqet ujore. SEB mund të komandohet me smartphone përmes Bluetooth. Sinjalet e marra nga varka lexohen nga Arduino, i cili aktivizon dy motorët DC. Këta motorë janë të lidhur me helika, duke i mundësuar varkës të lëvizë. Në varësi të inputit, një nga motorët mund të rrotullohet më shpejt për të kthyer varkën në drejtimin e dëshiruar.