Steam+ Albania dhe platforma Talenti pjesë e Universitetit Barleti në kuadër të perfundimit të turit të konkurseve rajonale në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat , zhvilluan më datë 11 Maj 2024 ora 09.00 pranë ambientev
Në këtë konkurs morën pjesë nxënës me 103 projekte nga 50 shkolla të mesme nga i gjithë vendi në Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim) TIK (IT, Programim, Databaze), Arkitekturë-Design, Arte dhe Krijimtari të realizuara nga nxënësit vitet e fundit.
Fituesja e çmimit të parë ishtë nxënësja Hejli Dedja nga Gjimnazi “Pjetër Budi”, Burrel me projektin e saj “EcoBits”. Çmimi i dytë u fitua nga një grup nxënësish nga Gjimnazi: “Zhani Ciko” Patos, Fier me projektin “Bota magjepëse e bletëve”. Indrela Lesha nga Gjimnazi “Maarif” Shkodër fitoi çmimin e tretë me projektin “Rishkëndija Urbane: Rilindja e Zonave Margjinale”.
Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë dhe finalistët u pajisën me certifikatën e fituesit në këtë event.
Konkurset STEAM + për Talentet e Reja do të jenë të përvitshme me gjithësej 5 konkurse; 4 konkurse rajonale (Fier, Shkodër, Tiranë dhe Korçe) dhe 1 konkursi kombëtarë.
Aktiviteti shërbeu si një pikëtakimi me vlerë për promovimin e talenteve të nxënësve dhe maturantëve, dhe mbështetjen e tyre për të zhvilluar aftësitë, njohuritë, prirjet dhe talentin, jo vetëm në plan kombëtarë, por edhe ndërkombëtarë përmes filozofisë së STEAM+.