ÇFARË OFROJMË
STEAM Fab Lab
"STEAM Fab Lab", është një punishte e specializuar fabrikimi dhe testimi, pajisur me mjete, makineri dhe teknologji të ndryshme për qëllimin e krijimit dhe prototipit të objekteve, produkteve dhe pajisjeve innovative teknologjike. Ky laborator është I hapur për individë, shpesh duke përfshirë studentë, hobistë, sipërmarrës dhe profesionistë, të cilët janë të interesuar të dizajnojnë dhe ndërtojnë një gamë të gjerë artikujsh, nga pajisjet elektronike deri te krijimet artistike. Steam Fab Lab ofron burime të vlefshme për nxitjen e inovacionit, duke mundësuar prototipimin e shpejtë dhe inkurajimin e një shpirti DIY midis pjesëmarrësve.
RRJETI GLOBAL
Fab Labs ështe pjesë e lëvizjes më të gjerë të krijuesve ne rend global dhe eshtë I njohur për promovimin e inovacionit, kreativitetit dhe mësimit praktik.
Akses në Mjetet e Prodhimit
Hapësira Pune
Trajnim dhe Workshope
Komuniteti dhe Bashkëpunimi
Programet Edukative
Evente dhe Konkurse
Opsionet e Anëtarësimit
Projektet Bashkëpunuese
Asistenca Teknike
PAJISJET DHE VEGLAT
Laboratori ynë Steam FabLab është i pajisur me pajisje dhe makinari të teknologjisë së fundit që fuqizojnë krijuesit të sjellin vizionet e tyre në realitet. Pajisjet e ofruara në Steam Fab Lab përfshijnë dy lloje të ndryshme printerësh 3D, ku në total janë 5 copë , një Vinyl Cutter, makineri frezimi CNC , skanerë 3D dhe paisje elektronike si, Oscilloscope, Transistor Tester, Multi Meter Automatic Checker Detector, Waveform generator Rigol DG 822 etj.