Një kurs i shkurtër është një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar më shpejt aftësitë që ju nevojiten.







LAJME DHE EVENTE
Zhvillimi i Kongresit Ndërkombëtar të Infermierëve: “Bota në Duart e Infermierëve”
Konferenca e dytë rajonale në edukim: “Mësuesi i shkollës së mesme si orientues karriere”
Forumi rajonal i maturantëve: “Perspektiva e të ardhmes universitare”
Trajnim i njohur nga QKEV: “Ndihma e shpejtë dhe menaxhimi i rasteve të ndryshme”
Konferenca e parë rajonale në edukim: “Mësuesi i shkollave të mesme si orientues karriere”
Konferenca e parë rajonale 1 ditore online: “Maturantët dhe suksesi i tyre 2021”
NJOFTIME
Trajnimi me kredite për mesuesit dhe drejtuesit arsimor i zhvilluar në Durrës
Trajnimet me kredite për mësuesit dhe drejtuesit arsimor i zhvilluar në Elbasan
FORMAT E TRAJNIMIT

Në auditor

Në punë

Personalizuar

Online
Profile dhe Sektore
GRUPI I SYNUAR
Akademia e Biznesit & Startup-eve targeton kategori të ndryshme individësh, duke filluar që nga sipërmarrësit e rinj dhe deri tek punonjësit e kompanive të ndryshme apo profesionistët e administratës publike. Në thelb, emëruesi i përbashkët i të gjitha kategorive të targetuara është vullneti për të mësuar aftësi të reja në fushën e biznesit, të cilat do të ndihmojnë secilin prej tyre të ecin të sigurtë në rrugën e karrierës
Sipërmarrësit e rinj
individët dhe grupet që kanë ide biznesi dhe duan t’i përkthejnë ato në plane konkrete, të implementueshme në të gjitha fazat e ciklit të jetës së biznesit.
Studentët dhe rinia
studentët dhe të rinjtë e sapo diplomuar të cilët kanë ambicie për sipërmarrje.
Profesionistët e lirë
profesionistët e lirë të fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, të cilët kanë interes të avancojnë me njohuritë e tyre në funksion të profesionit dhe ambicieve profesionale.
Bizneset e reja
sipërmarrjet e vogla dhe familjare të cilat kanë nevojë të formalizojnë dhe standartizojnë procedurat e
biznesit.
Të vetpunësuarit
individët e vetpunësuar të cilët duan ta riorientojnë veten në tregun e punës përmes përvetësimit të
njohurive dhe aftësive të reja profesionale.
SME
bizneset e vogla dhe të mesme të cilat duan të trajnojnë stafin e tyre në drejtimet kryesore të biznesit.
Kurset Më Të Kërkuara
FINANCIMI
Përmes formave të ndryshme të financimit u mundësojmë pjesëmarrësve në trajnime të kenë mundësinë të zgjedhin masën, kohën dhe mënyrën më të përshtatshme për ta.

Pagesa menjëhershme

Pagesa me këste

Paguaj pasi të punësohesh

Kurse falas
PSE AKADEMIA E BIZNESIT & SIPËRMARRJES?
Ka shumë arsye se pse duhet të bëheni pjesë e Akademisë së Biznesit:
Trajtohen tematikat themelore të biznesit
sipas metodave më bashkëkohore të trajnimit
Mundësi e jashtëzakonshme për network midis sipërmarrësve
Rritje profesionale dhe mundësi
për avancim në karrierë
Përmirësimi i aftësive personale dhe profesionale
në fushën e sipërmarrjes, kreativitetit dhe inovacionit.
Mundësi e shkëlqyer për tu bërë lider i ndryshimit
në kompaninë ku ju punoni ose biznesin që do të themeloni në të ardhmen.
Praktikat dhe Stazhet
PUNËSIMI
Kërkesa e biznesit janë gjithnjë në rritje. Kjo për shkak të rritjes së konkurrencës dhe dinamizmit që karakterizon mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm të biznesit. Të gjendur në këto kushte, punëdhënësit janë të detyruar të rrisin kërkesat dhe pritshmëritë e
tyre ndaj stafit.
INDUSTRITË
Akademia e Biznesit ka në fokus punonjësit e biznesit dhe industrive të ndryshme, por jo vetëm. Profesionistët e lirë, punonjësit e sektorit publik, apo të sapodiplomuarit janë gjithashtu prioritet i akademisë tonë.Pavarësisht interesave të ndryshëm që mund të kenë përfaqësuesit e secilit sektor
Trajnime - Testime - Çertifikime per profesionet e rregulluara !

Guida Turistike
Kursi "Udhërrëfyes Turistik Kombëtar", i akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, është një program
kualifikimi për profesionistë shqiptarë dhe të huaj.
Programi "Urdhërrëfyes Turistik Kombëtar" synon të rrisë performancën në guidimin turistik kombëtar për
shërbime të tilla si operator turistik, agjenci turistike dhe jo vetëm, në përputhje me modelet dhe
vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private.
Përgjatë kursit, studentët do të aftësohen në cilësi dhe do të pasurohen me shprehi të larta teknike dhe
profesionale, të nevojshme për një karrierë të suksesshme.
Në përfundim të kursit pjesëmarrësi pajiset me CERTIFIKATË.
Për më shumë informacion vizitoni : Kursi Udhërrëfyes Turistik Kombëtar ose shkarkoni broshuren në këtë link:
Broshura - Kursi Udhërrëfyes Turistik Kombëtar

Eficensa Energjitike
Programi "Mjedis dhe Eficencë Energjitike" synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht,
ai i profilizon studentët në fusha të ndryshme si:
- Mjedisi, burimet natyrore dhe zhvillimi i qëndrueshëm;
- Vlerësimi i ekosistemeve, vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe masat për mbrojtjen dhe përmirërimin e
cilësisë së mjedisit;
- Energjia dhe burimet e saj; teknologjitë e ndryshme;
- Ndërtesat e gjelbra, eficensa e energjisë dhe teknologjitë për rritjen e eficensës energjitike;
Ky program studimi përgatit specialistë mjedisi të profilizuar drejt eficensës në energjisë me cilësi dhe shprehi
të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet
bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private.

Mesuesi
IEB në mbështetje të zbatimit të standardeve zyrtare të mësuesve të institucioneve arsimore parauniversitare si:
kopshte, shkolla të arsimit 9-vjeçar, shkolla të mesme, ofron trajnime të zhvillimit profesional dhe të
vlerësimit me kredite për të gjithë drejtuesit e arsimit parauniversitar.
Fushat e trajnimit, sipas standardeve, zyrtare janë:
- Marrëdhëniet me fëmijët dhe të rinjtë
- Përditësimi
- Komunikimi, puna në grup dhe bashkëpunimi
- Zhvillimi profesional individual
- Kurrikulat
- Arritjet e nxënësve dhe diversiteti i tyre
- Shëndeti dhe mbarëvajtja
- Planifikimi
- Mësimdhënia
- Vlerësimi, monitorimi, dhe rezultatet
- Reflektim ndaj mësimdhënies dhe nxënies
- Mjedisi mësimor në klasë

Mesuesi
IEB në mbështetje të zbatimit të standardeve zyrtare të mësuesve të institucioneve arsimore parauniversitare si:
kopshte, shkolla të arsimit 9-vjeçar, shkolla të mesme, ofron trajnime të zhvillimit profesional dhe të
vlerësimit me kredite për të gjithë drejtuesit e arsimit parauniversitar.
Fushat e trajnimit, sipas standardeve, zyrtare janë:
- Marrëdhëniet me fëmijët dhe të rinjtë
- Përditësimi
- Komunikimi, puna në grup dhe bashkëpunimi
- Zhvillimi profesional individual
- Kurrikulat
- Arritjet e nxënësve dhe diversiteti i tyre
- Shëndeti dhe mbarëvajtja
- Planifikimi
- Mësimdhënia
- Vlerësimi, monitorimi, dhe rezultatet
- Reflektim ndaj mësimdhënies dhe nxënies
- Mjedisi mësimor në klasë
Kurset e ofruara
Vlerësues i pasurive të paluajtshme
Auditimi i energjisë në ndërtesa
Trajnime mbi metodologjinë “STEAM”
Dizenjimi, paraqitja dhe pajisjet
Marketingu i ushqimit dhe pijeve
Menaxherë në turizëm dhe mikpritje
AUDITUES EFIÇENCËS ENERGJITIKE
INICIATIVA DHE PROJEKTE
Përmes iniciativave nga Universiteti Barleti, Institutet ose njësi të tjera të grupeve si dhe mbështetjes së donatorëve ne përpiqemi të mbështesim grupet e synuara në trajnimin koheziv.
TERMINALI BIZNESIT
Terminali i Biznesit është një strukturë fizike e organizuar në formën e një “one stop shop”-i që ofron zgjidhje të personalizuara për bizneset në të gjitha fazat e ciklit të tyre të jetës falë instrumentave si Business Support Center; The Gate: Soft Landing “Smart takeoff dhe Business Incubator “; Accelerator. Business Support Center ofron mbështetje dhe zgjidhje të personalizuara për klientët e saj duke garantuar që suporti i ofruar të ketë një impakt të matshëm në performancën dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit. Risia që sjell Business Support Center është jo vetëm ofrimi i një game gjithëpërfshirëse shërbimesh për biznesin, por edhe angazhimi për të shërbyer si katalizator i rritjes dhe i zhvillimit të sipërmarrjeve
ERASMUS+
Triple City do të aplikojë në thirrjet e reja Erasmus+ dhe në concept-note paraprake parashikohen programe inkubimi të
cilat përfshijnë trajnime të ndryshme për pjesëmarrësit.
TRIPLE CITY KORCA
Triple City Korça është një apliikim në process i Triple City, i cili në thelb ka idenë e transferimit të modelit
Triple City në një rajon tjetër të Shqipërisë, por duke ruajtur logjikën e funksionaliteve kryesore.
AKADEMIA E STARTUPEVE
Akademia e Startupeve është një ndër 4 akademitë e aftësive profesionale të triple City, me fokus kryesor
trajnimin e të rinjve në fushën e sipërmarrjeve dixhitale. Trajnimet e kësaj akademie do të fillojnë me nocionet bazë të një ideje
biznesi dhe do të përshkallëzohen deri tek hapat konkret të pilotimit dhe implementimit të idese në projekt konkret.