Zhvillimi i Kongresit Ndërkombëtar të Infermierëve: “Bota në Duart e Infermierëve”
Universiteti Barleti në bashkëpunim me Shoqatën e Infermierëve të Shqipërisë, me zbatim nga Akademia e Sportit dhe Shëndetit, pjesë e Barleti Training and Testing Center(BTTC), zhvilluan me sukses të shtunën më 15 Maj 2021 Kongresin Ndërkombëtar të Infermierëve: “Bota në Duart e Infermierëve.”
Në aktivitet morën pjesë mjekë dhe infermierë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Ky aktivitet konsolidon më tej partneritetin me shoqatën dhe forcon orientimin e Universitetit Barleti dhe strukturës së trajnimeve në ofrimin me profesionalizëm dhe kompetencë maksimale të shërbimeve në fushën e shëndetit.