Konferenca e parë rajonale në edukim: “Mësuesi i shkollave të mesme si orientues karriere”
Konferenca e parë rajonale në edukim: “Mësuesi i shkollave të mesme si orientues karriere”, u zhvillua me sukses online më 30 Prill 2021. Konferenca u organizua nga Universiteti Barleti dhe u zbatua nga Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 1000 mësues të shkollave të mesme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Konferencën e nderoi me një fjalë përshëndetëse edhe Zv.Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për çështjet e Rinisë Znj. Aspasjana Gongo si dhe Drejtori i Departamentit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës z. Lah Nitaj.
Si rrjedhojë e interesimit të lartë për pjesëmarrje, konferenca do të rizhvillohet më 14 Maj 2021, ku pjesëmarrësit e regjistruar të cilët nuk e patën të mundur të marrin pjesë do të njoftohen me email për detajet teknike të organizimit.