Konferenca e parë rajonale 1 ditore online: “Maturantët dhe suksesi i tyre 2021”
Konferenca e parë rajonale 1 ditore online: “Maturantët dhe suksesi i tyre 2021” u zhvillua me sukses me 28 Prill 2021.
Në të morën pjesë maturantë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Maturantët pjesëmarrës diskutuan ide, mendime, eksperienca dhe qasje mbi të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.
Kjo konferencë u organizua nga Universiteti Barleti me anë të Akademisë së Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti, pjesë e Barleti Training and Testing Center(BTTC), në bashkëpunim të ngushtë me Klubet Studentore Barleti dhe Platformën Online të Punësimit dhe Karrierës AMH-Barleti Human Capital.
Konferenca do të pasojë takimin e dytë që do të jetë forumi i maturantëve me temë: “Projeksioni i të ardhmes universitare” i cili zhvillohet online më 12 Maj 2021, ora 14:00